Sunday, 24. May 2026
Sport

Shpërthen ish-drejtuesi kuqezi, Ariedo Braida: Maldini shembull, Ibra dhe Monkada s’dinë çfarë është Milani

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ariedo Braida ka qenë për 25 vite pjesë e bordit drejtues në Milanin e Berluskonit. Për të edhe një përvojë me Barcelonën si drejtuesi. Së fundmi ai është pyetur mbi momentin e Milanit, duke deklaruar se: “Kur gjërat shkojnë mirë, duket sikur gjithçka duhet të shkojë gjithmonë mirë dhe se nuk ka kohë të errëta. Pastaj papritur gjërat pushojnë së funksionuar.

fcbarcelona-ficharle-ariedo-braida-39533

Në futboll, krizat vijnë papritur, është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh e kjo është ajo që po i ndodh edhe Milanit”. Faj i drejtuesve apo i lojtarëve? Dilema tashmë dihet, por Braida, si ish-drejtues ka prirjen të marrë përsipër përgjegjësi e ndoshta faje.

“Maldini është një figurë që mungon dhe është mëkat. Sepse ai shkroi historinë dhe ka kulturën e Milanit. Kjo është çështja: çdo klub ka nevojë për njerëz që kanë kulturën e ngjyrave që përfaqësojnë. Ndërkohë, Ibra dhe Monkada nuk e dinë ende çfarë është Milani”, tha 78-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: