• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërthen Luis Enrique: Në katër vite e keni masakruar Donarumën!

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG duket se nuk ka gjetur qetësi me afrimin e Lukas Shevalie në portën e fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve, të cilët vendosën të largonin Xhanluixhi Donarumën për t’i bërë vend francezit.

Shevalie ka përfunduar shumë shpejt në epiqendër të kritikave dhe kjo ka bërë që Luis Enrike të mos kursehet kundër mediave.

“Është e njëjta gjë që përsëritet në çdo vit, jam shumë i lumtur për perceptimin tuaj. Jam shumë i lumtur për Lukas Shevalje. Për mua është një prej opsioneve më të mira, për të mos thënë opsioni më i mirë. Jam shumë i lumtur me rrugëtimin e tij. Edhe kur rekrutojmë një lojtar, mendojmë gjithmonë në planin afatgjatë.

Ai ka personalitet dhe vazhdon ta tregojë në ndeshje dhe stërvitje. Ajo që më pëlqen dhe mendoj se nuk ju kujtohet për sa vite keni kritikuar Xhixho Donarumën.

Mua më kujtohet në mënyrë perfekte. Në katër vitet fundit e keni masakruar. Keni masakruar sportivisht Donarumën. Ndaj ju lutem… Edhe kur nuk isha trajner i PSG-së, dëgjoja që kritikonit vazhdimisht Donarumën.

Kur je portier i një klubi si PSG, duhet të mësohesh të jetosh me gjithë këto gjëra”, tha Luis Enrike para mediave në konferencën para ndeshjes kundër Bajer Leverkusen në Ligën e Kampioneve.

Next Post

Real Madrid, e ardhmja e Rodrygos në pikëpyetje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.