Monday, 30. March 2026
Sport

Shpërthen mediumi boshnjak për thirrjet nacionaliste në Bukuresht kundër Kosovës 

GS 12/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mesazhet dhe thirrjet politike ndërprenë lojën.

Futbollistët e Kosovës nuk duan të vazhdojnë lojën

Rumania është një nga vendet që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës dhe këtë e treguan tifozët në ndeshjen e sontme.

Është ndërprerë ndeshja sonte mes Rumanisë dhe Kosovës, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenje”.

“Shkak për ndërprerjen ishte thirrja e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia”.

Përveç kësaj, tifozët e Rumanisë kanë vendosur edhe një pankartë ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.

Fjala vjen, Rumania si shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe tani për tani futbollistët e Kosovës refuzojnë të dalin në fushë dhe të vazhdojnë lojën”, shkruan media boshnjake.

Teilen: