Sunday, 11. October 2026
Sport

Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, dy persona plagosen, njëri në gjendje të rëndë

GS 11/10/2026 2 Min. Lesezeit

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke lënë të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dyshimeve paraprake, shpërthimi mund të ketë ndodhur në impiantin e gazit me të cilin ishte pajisur automjeti, çka dyshohet se ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.

Megjithatë, shkaku i saktë i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga hetimet që po kryen policia.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të saktë të shpërthimit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

/rtsh.al/

Teilen: