Mauricio Pochettino, trajneri aktual i kombëtares së SHBA-së, ka folur hapur dhe me tone të ashpra lidhur me çështjen ligjore që përfshin Manchester City, klub që është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje financiare gjatë periudhës 2009–2018 (sanksionet ende nuk janë përcaktuar dhe klubi tashmë ka shprehur synimin për të apeluar vendimin).
Trajneri argjentinas, i cili drejtoi Tottenham dhe Chelsea gjatë viteve që po shqyrtohen, shprehu një hidhërim të thellë për një periudhë të karakterizuar nga mungesa e mbikëqyrjes: “Është shumë e vështirë të përcaktosh se cili do të ishte një dënim i drejtë kur dikush shpallet fajtor për 114 nga 115 akuza,” deklaroi ai.
Pochettino theksoi pabarazinë në krahasim me klubet që u ndëshkuan thjesht me zbritje pikësh. “Skuadra të tjera si Nottingham Forest apo Everton morën sanksione të ndryshme… Është një situatë komplekse dhe tronditëse për nga përmasat e saj. Njeriu duhet të pyesë se ku ishin mekanizmat e kontrollit dhe balancës”, tha Pochettino.
“Ne drejtuam dhe jetuam në një periudhë kur drejtësia sportive nuk ekzistonte. Është një situatë shumë e trishtueshme, sepse ajo që ishte arritur dhe festuar mund të mos ketë qenë reale, ndërsa gjërat që nuk shkuan aq mirë mund të kishin qenë më ndryshe. Vendimi mund të shërbejë për të garantuar barazi në të ardhmen“, tha Pochettino.