• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërthen shefi i arbitrave: Do isha i lumtur po të mos përdorej VAR

03/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Frustrimi i Fraiburgut pas humbjes 2-0 ndaj Bajernit vazhdon të jetë i madh. “Meseleja” e kësaj tabloje përkon me penalltinë e diskutueshme për bavarezët në golin e avantazhit 1-0.

Shefi i arbitrit në Federatën Gjermane të Futbollit Knut Kirsher klasifikon skenën e diskutueshme të penalltisë.

Goli i Harry Kane  nga penalltia në minutën e 38-të ishte përcaktuese në suksesin e rekordmenëve të Gjermanisë.

Por mënyra sesi erdhi 11-metërshi mbetet shumë e diskutueshme.

Lojtarët e Fraiburg, tifozët dhe përgjegjësit e klubit ishin dukshëm të mërzitur pas ndeshjes. Arsyeja? Vetë Kejn e kishte goditur me kokë lojtarin mik, Maks Rosenfelder nga afërsia në krahun e majtë të shtrirë. Arbitri Kristian Dingert fillimisht lejoi që loja të vazhdonte derisa ndërhyri “VAR” me në krye Harm Osmers. Me këshillën e tij, gjyqtari shikoi sërish skenën dhe pas rishqyrtimit në ekran, vendosi një penallti.

REPLIKA – Në një analizë, Knut Kirsher, vlerësoi në mënyrë kritike përdorimin e “VAR” në penallti për Bajern: “Do të isha shumë i lumtur me vendimin në fushë pa ndërhyrjen e ‘VAR’”, shpjegoi ai për “Sky”, duke iu referuar një skene të ngjashme në ndeshjen e bavarezëve kundër Volfsburg. Mishel Olize goditi gjithashtu në krah mbrojtësin e “Ujqërve” Jakub Kaminski nga afërsia, me ndryshimin se në këtë skenë nuk u sinjalizua asnjë penallti. Përfundimi i Kirsher kundër Volfsburg ishte i qartë: “Lojtari është në duel dhe nuk ka orientim drejt topit. Me të drejtë nuk vendosëm për një penallti atje”.

Next Post

Milani refuzon të mirëpresë finalen e Ligës së Kampionëve 2027?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.