• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërthen Xavi, kritikon ashpër këta lojtarë të Barcelonës

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xavi Hernandez e ka shprehur mllefin e tij ndaj lojtarëve të Barcelonës pas fitores së vështirë dhe të mundimshme ndaj Almerias me rezultat 3:2.

Kampioni aktual spanjoll e siguroi fitoren ndaj ekipit të fundit në tabelë vetëm falë golit të Sergi Robertos, të realizuar në minutën e 83-të.

Legjenda e klubit thotë se lojtarëve po iu mungon ai shpirti luftarak, i shfaqur në sezonin e kaluar.

“Kjo lojë është dashur të mbyllej 2:0 ose 3:0. Por, ekipi ynë nuk e ka shpirtin që e shfaqi në sezonin e kaluar, e as agresivitet. Kjo është e papranueshme”, deklaroi fillimisht trajneri i Barçës pas lojës.

“Nuk mund të ndodh që të mos vraponi si ‘kafshë’, që të mos shkoni pas çdo topi. Është e papranueshme. Vraponi si ‘kafshë’ ose s’do të keni shanse për të fituar. ‘Luftoni’ për çdo top ose në të kundërtën ne nuk do ta fitojmë asnjë trofe në këtë sezon. Ne duhet të ‘luftojmë’. Dua të shoh pasion, gjithmonë”, përfundoi Xavi.

Roberto i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Raphinha në fitoren e radhës së Barçës, e cila gjendet në vendin e tretë me 38 pikë, 6 më pak se lideri Girona, që e ka një lojë më pak të zhvilluar.

Next Post

Lakersat në krizë, Philadelhia fluturon me Embiid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.