Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa është dëmtuar edhe një mjet tjetër i parkuar pranë tij.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të datës 5 nëntor 2026, ku dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të automjetit, në pronësi të një shtetaseje me inicialet A. D.
Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një makinë tip “Benz”, e cila ishte e parkuar pranë tij.
Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.
Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Elbasan/Informacion paraprak

/rtsh.al/