Tuesday, 20. October 2026
Sport

Shpërthim me tritol në një magazinë në Ishull-Lezhë, shkaktohen vetëm dëme materiale

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një shpërthim i lëndës plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.

Deri më tani, nuk ka të dhëna të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.
/rtsh.al/

Teilen: