Wednesday, 13. May 2026
Sport

Shpërthimi i oxhakut i shkaktoi djegie në 18% të trupit, Lusio publikon foto pas incidentit: Perëndia është strehë dhe forcë  

GS 22/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-mbrojtësi brazilian, Lusio, ditët e fundit është shtruar në terapi intensive në Brasilia pas një incidenti të tmerrshëm në shtëpi si pasojë e shpërthimit të një oxhaku ekologjik brenda banesës së tij.

Lucio-2-750x375

Së fundmi futbollisti në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një imazh në një “story”, teksa shfaqet i fashuar, pasi 18% e trupit u dogj, teksa disa prej djegieve ishin të shkallës së dytë. Në ditët menjëherë pasuese ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale. 

Në foton e publikuar, Lusio është i shoqëruar nga bashkëshortja që e mban për dore. Ish-lojtari është fotografuar nga shpina, duken qartë fashot e shumta, lidhje edhe në krahë. Fasha në kokë për ish-mbrojtësin dhe nga gjuri e poshtë.

Bashkë me foton është vendosur Psalmi 46:1: “Perëndia është për ne strehë dhe forcë, një ndihmë gjithmonë e gatshme në vështirësi.” 

Lucio-1

PANORAMASPORT.AL

Teilen: