• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpikje te Spanja, portierët kundër të gjithë ekipit

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja do të luajë kundër Gjeorgjisë dhe Qipros në dy takimet e radhës të vlefshëm për kualifikueset e kampionatit europian në vitit 2024. Trajneri Luis de la Fuente ka nisur përgatitjet, teksa dje spanjollët kanë zënë sërish faqet e mediave me një “shpikje” të re në stërvitje.

Spanjaaa

Ka qenë trajneri i portierëve të Spanjës në fakt, Migel Angel Espanja, i cili ka zhvilluar një ushtrim të veçantë që nuk ishte hasur më parë. Ai i ka vënë tre portierët e kombëtares Unai Simon, Kepa Arrizabalaga dhe David Raja kundër të gjithë pjesës tjetër të ekipit, vetëm ata të tre duke mbrojtur portën e Spanjës. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion më të hollësishëm se cili ka qenë thelbi i këtij ushtrimi, por nga videot e publikuara nga federata spanjolle, lojtarët janë shfaqur në humor të mirë, duke u argëtuar.

PRECEDENTËT – Kjo nuk është hera e para që te Spanja përdoren metoda të veçanta në seancat stërvitore. Vetëm pak kohë më parë kur drejtimin e ekipit e kishte Luis Enrike, të gjithë mbetën gojëhapur duke parë trajnerit të komunikonte me radiomarrëse me lojtarët. Gjithçka ndodhte përpara kampionatit botëror. Ndërkohë, tani me largimin e Luis Enrikes dhe ardhjen e Luis de la Fuentes eksperimentet dhe risitë nuk mungojnë.

DEKLARATA – Në prag të ndeshjes kundër Gjeorgjisë ka qenë mbrojtësi i realit, Dani Karvahal që ka folur për mediat spanjolle. Në fakt ai ka ngjallur polemika me deklaratat në lidhje me Jeni Hermoson dhe Luis Rubialesin. Por duke qëndruar te tema e kombëtares ai ka nënvizuar se panja është e dënuar të fitojë dy takime e radhës.

“Grupi ku bëjmë pjesë është ndërlikuar së tepërmi, ndaj dy takimet me Gjeorgjinë dhe Qipron marrin shumë rëndësi. Duhet të mbyllim këto dy përballje me pikë të plota. Në Gjeorgji nuk do të jetë e lehtë, por nuk kemi shumë alternativa, duhen tri pikët”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hadërgjonaj thotë se Zvicra nuk vjen për të luajtur ndeshje vëllazërore kundër Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.