Gjatë javës, Milan bëri të ditur se do të kërkojë 60-70 milionë euro për të lënë të lirë Rafael Leao-n, i cili vendosi ta mbyllte me kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2028.
Me çmimin e vendosur nga Milan, interesi për Leao-n nga klubet e tjera është zbehur disi. I vetmi klub i interesuar për momentin duket se është Tottenham.
Londinezët kanë qenë mjaft aktiv në këtë merkato dhe tani synojnë një goditje për krahun e majtë të sulmit, ku një nga emrat në tavolinë është edhe ai i Rafael Leaos.
Te Milan shpresojnë që Roberto De Zerbi të “ushtrojë” presion të mjaftueshëm ndaj drejtuesve të Tottenham, për të siguruar transferimin e Leao-s.
Teilen: