Kosovës U-21 ka triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar sot në Shkup.
Dardanët 21-vjeçarë e kanë fituar iu imponuan me grintë dhe cilësi përfaqësueses fqinje, një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat shënuan nga një gol.
Të parët golin e gjeten vendasit me anë të Nikola Velickovskit (18’), ndërsa Arjanit Fazlija (29’) barazoi shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, djelmoshat e Afrim Tovërlanit ishin dukshëm më të mirë dhe më konkretë duke shënuar edhe dy gola.
Goli i dytë i Kosovës erdhi në minutën e 66-të për epërsinë 1-2, ndërsa në minutën e 87-të shënuan golin e fundit për rezultatin përfundimtar 1-3.
Kosova U-21 dhe Maqedonia e Veriut U-21 do të luajnë përsëri pas tri ditëve, më 17 nëntor, nga ora 12:00, në Kampin e Federatës së Maqedonisë të Veriut.