Flet për të dhe ja ku është, Davide Fratezi, i cili në fund të ndeshjes me Torinon përkëdhelet dhe përqafohet nga Mario Çeki në qendër të fushës, bashkëpunëtori i trajnerit Simone Inzagi. Pas aktivizimit të tij, zikaltrit hynë dhe morën tre pikët.
“Nëse ndihem në formë? Sa më shumë luaj më mirë është”, shpjegoi ish-ylli i Sasuolos pas sfidës.
“Por dëmtimin e kam kaluar dhe jam i karikuar. Kemi një objektiv shumë të rëndësishëm (titulli). Duhet të vazhdojmë kështu. Ishte e rëndësishme që të fitonim tre pikët dhe nuk ishte e lehtë, sepse në shtëpinë e Torinos është si të shkosh te dentisti. Sapo Torino u dorëzua një moment doli në pah forca jonë. Unë titullar kundër Salcburgut? Shpresa është e madhe. Ta nisësh ndeshjen nga minuta e parë është ndryshe”.
PANORAMASPORT.AL