• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqetësime për Milanin para supersfidës me Juventusin

15/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja 2-1 me përmbysje e Milanit ndaj Comos pati pasoja për gjendjen fizike të ekipit kuqezi, duke lënë njërin nga yjet e tyre në dyshim për udhëtimin ndaj Juventusit fundjavën e ardhshme, ndërsa një mbrojtës është tashmë i sigurt që do të mungojë në ndeshjen e madhe të së shtunës.

Christian Pulisic, Alvaro Morata dhe Malick Thiaw u detyruan të largoheshin nga fusha gjatë pjesës së dytë të përballjes në “Stadio Sinigaglia” të martën, duke e lënë trajnerin Sergio Conceisao të shqetësuar disa ditë para një tjetër përballjeje direkte me bardhezinjtë pas takimit të tyre në Superkupën e Italisë.

Mbrojtësi qendror pësoi dëmtimin më serioz, pasi “Sky Sport Italia” raportoi se kontrollet mjekësore zbuluan një dëmtim në tendinën e kofshës së majtë, që do të kërkojë kontrolle të mëtejshme pas 7-10 ditësh.

Si rezultat, ai me siguri do të mungojë në përballjen e kuqezinjve në “Allianz Stadium” dhe në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, me një rrezik të mundshëm për të humbur edhe “Derby della Madonnina” kundër Interit më 2 shkurt.

Megjithatë, skuadra mund të marrë frymë lirisht për Pulisic dhe Morata, pasi kontrollet konfirmuan se në të dy rastet nuk ka dëmtime muskulore.

Kjo nuk do të ndryshojë gjërat për spanjollin, pasi ai gjithsesi do të mungojë në ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij për shkak të pezullimit, pasi mori një karton të verdhë në Como.

Milani ka të ngjarë të monitorojë ditë pas dite gjendjen e Pulisic për të vlerësuar nëse ai mund të rikuperohet plotësisht para së shtunës.

Next Post

Dy gola të Kekos ndaj Apolonisë kualifikojnë Partizanin në Kupën e Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.