Në Madrid janë të shqetësuar, mad je shumë të shqetësuar pas asaj çfarë ndodhi në Londër në humbjen 0-3 përballë Arsenalit.
Nuk është vetëm humbja problemi më i madh i Realit të Madridit.Më së shumti është qasja, forca e kësaj skuadre që tremb dhe lë pak shanse për ndeshjen e kthimit në “Bernabeu” të mërkurën e ardhshme.
Diferenca është e tmerrshme dhe është një fakt, që padyshim flet shumë për qëndrimin e Arsenalit të Artetës dhe Madridit të Ançelotit.
Sepse është e vërtetë që futbolli nuk është një ndeshje e vetme, por duhet të luftosh dhe të japësh gjithçka në fushë. Për këtë arsye anglezët kanë përshkuar plot 113.56 km në krahasim me 101.16 km për bardhezinjtë.
Kjo është një diferencë deri në 12 kilometra më pak, një diferencë shumë e gjerë. Ky nuk është momenti për t’i hedhur fajin njëri-tjetrit, por për të hapur derën për një ndryshim në qasje dhe lojë, dhe për të vazhduar të përfaqësojnë Realin e Madridit me dinjitet. Të paktën kështu mendojnë drejtuesit e bardhezinjve pas goditjes që morën në “Emirates”.
Analiza e gjithçkaje që po ndodh në këtë sezon të vështirë sigurisht që po bëhet, por diagnoza përfundimtare do të vijë disa javë më vonë. Nuk bëhet fjalë për të parë nga ana tjetër, por ata besojnë se është koha për të menduar për të ardhmen pa e hedhur poshtë të tashmen. Ka ende tituj për t’u “rrëmbyer”, duke filluar nga vetë Liga e Kampioneve që duhet pranuar se pas humbjes në Londër është vështirësuar së tepërmi. Ata që janë përgjegjës e dinë se ka probleme. Ata e dinë se larg ndjesisë tipike se “nuk mund të fitosh gjithmonë”, ekziston një realitet: skuadra që vjet triumfonte ka pushuar së qeni një ekip. Përveç humbjes së atij vizioni kolektiv, që tregohet në lojë, ka një fakt që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e drejtuesve dhe stafit stërvitor. Skuadra e Ançelotit përshkoi 12 kilometra më pak se ajo e Artetës dhe 20 kilometra më pak në krahasim me ndeshjen mes Bajernit dhe Interit në çerekfinalen tjetër të luajtur të martën mbrëma! Është diçka që është përsëritur gjatë gjithë sezonit në Evropë, me përjashtim të ndeshjes kundër Sitit.
METODA PINTUS – Rezultatet e mira të viteve të kaluara kishin maskuar pakujdesinë e lojtarëve të Realit të Madridit. Është përmendur në më shumë se një rast në mbledhjet e së premtes, por deri sa shpërtheu, fokusi nuk u vu mbi të (metodën Pintius). Kësaj radhe, metoda Pintus nuk e ka arritur kulmin në fazën vendimtare të sezonit, e shoqëruar sigurisht me neglizhencën e shumë lojtarëve.
NDRYSHIME TË RËNDËSISHME – Me tre muaj garë të mbetur (përfshi Botërorin e Klubeve), ajo që do të ndodhë të mërkurën e ardhshme në “Bernabeu” – përtej rezultatit, pra, qasjes që lojtarët e Realit do të tregojnë – do të jetë vendimtare për të ardhmen. Herë pas here, gjatë fushatës në Valdebebas, ata kanë folur për nevojën e ndryshimeve të mëdha.
Tani ata edhe një herë më shumë besojnë se janë të nevojshme këto ndryshime për të ardhmen. Ajo që drejtuesit e Realit të Madrid duan të përcjellin është se ky klub, kjo stemë nuk të lejon të dorëzohesh në çdolloj rrethane. Ata do t’ua përcjellin këtë lojtarëve, duke menduar për përmbysjen. Ata duan të lënë mënjanë egon që Reali të bëhet sërish një ekip.