Xhermein Penant, ish-sulmuesi i Liverpulit dhe disa klubeve të tjera angleze ka zbuluar shqetësimin e tij më të madh për Anglinë përpara “Euro 2024”. Sipas “the sun”, shqetësimi i 40-vjeçarit ka të bëjë me trajnerin Gareth Sauthgejt, për të cilin mendon se nuk e ka aftësinë e duhur për të fituar.
“Shqetësimi im i vetëm është trajneri, Gareth Sauthgejt. Mendoj se ai nuk e ka aftësinë për të fituar. Unë mendoj se kjo është shumë negative. Me lojtarët që kemi, ne duhet të jemi më shumë në pjesën e përparme (sulmuese), në vend që të hyjmë në ndeshje duke mos dashur të pësojmë ose të mos humbim.
Ne duhet të hyjmë në fushën e lojës duke e ditur se do të dominojmë. Me lojtarët që kemi përpara, në aspektin sulmues, ne duhet të jemi gjithmonë në këmbën e përparme.
Dhe unë thjesht mendoj se ndonjëherë ai është paksa i ngadalshëm në bërjen e ndryshimeve dhe vendimmarrjes. Në kohën kur ai i ka bërë ndryshimet shumë vonë, loja ka ikur”, u shpreh Penant.
PANORAMASPORT.AL