Tuesday, 12. May 2026
Sport

Shqetëson stadiumi “Azteca” në prag të Botërorit, edhe NASA monitoron situatën

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Rritet shqetësimi mbi stabilitetin strukturor të stadiumit “Azteca” në Meksikë, që më 11 qershor do të presë ndeshjen inauguruese të Kupës së Botës. Shkencëtarët dhe drejtuesit e lartë po shohin me shumë vëmendje lëvizjet graduale të tërrenit.

Sipas të përditshmes sportive “Marca”, edhe NASA po monitoron situatën, duke përdorur satelitë radar të sofistikuar, që janë në gjendje të dallojnë edhe lëvizjet më minimale të sipërfaqes. Kjo teknologji lejon studiuesit të lokalizojnë çedimet e terrenit në kohë reale dhe të identifikojnë zonat, ku infrastrukturat mund t’i nënshtrohen presionit në rritje.

Në bazë të disa dëshmive, dëmtimet brenda impiantit po bëhen gjithmonë e më të dukshme, me copa çimentoje që bien nga strukturat. Disa tifozë madje e kanë marrë këto pjesë nga stadium historik si suvenire.

Teilen: