Saturday, 16. May 2026
Sport

Shqipëri – Bullgari, miqësorja do të transmetohet drejtpërdrejt në këto kanale televizive

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ka mbetur rreth gjysmë ore deri në fillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Bullgarisë.

  

Shqipëria dhe Bullgaria do të përballen në ndeshje miqësore nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Kjo sfidë do të ndjeket nga mbi 12 mijë tifozë në shkallët e stadiumit në kryeqytetin shqiptar.

Sfida kontrolluese gjithashtu do të transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe SuperSport 2.

Kjo ndeshje miqësore për Shqipërinë vjen pak pasi arriti një fitore të madhe kundër Çekisë me rezultat 3:0 në Tiranë.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi./Lajmi.net/

  

  


Teilen: