Wednesday, 29. April 2026
Sport

Shqipëri-Jordani/ Nis shitja e biletave pranë stadiumit ‘Air Albania’

GS 30/09/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit njofton se nga dita e sotme, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen miqësore të 14 tetorit, Shqipëri – Jordani.

Biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.

Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, vijon edhe shitja online e biletave.

 

Teilen: