Monday, 4. May 2026
Sport

Shqipëri – Letoni/ Sot dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

GS 25/08/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri–Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave.

Teilen: