Tuesday, 20. October 2026
Sport

Shqipëria dhe Turqia, stërvitje të përbashkët në kuadër të NATO-s

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Forcat Detare shqiptare dhe ato turke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, në kuadër të aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”.

Në stërvitje morën pjesë anijet luftarake turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep, mjete ajrore, si dhe Grupi i Bordingut Shqiptar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, aktiviteti kishte në fokus rritjen e gatishmërisë operacionale, bashkëpunim dhe ndërveprueshmëri për një NATO më të fortë e më të sigurt.

Neptune Strike 26-4 është një aktivitet i përbashkët ushtarak i NATO-s, që synon të testojë gatishmërinë luftarake dhe aftësinë e forcave aleate për të vepruar së bashku në operacione detare dhe shumëdimensionale.

  •  

    /rtsh.al/

     

     

  • Teilen: