Miqësore në “Air Albania”, Shqipëria do të luajë kundër përfaqësueses ballkanase!
Kombëtarja shqiptare do të presë përfaqësuesen bullgare në një sfidë miqësore në “Air Albania”, më 17 tetor.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Bullgare e Futbollit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku konfirmon një miqësore me Iranin në shtëpi dhe 10 ditë më vonë me Shqipërinë në Tiranë.
Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja shqiptare ka vetëm një ndeshje të shënuar në kalendar, atë kundër Republikës Çeke më 12 tetor, po në “Air Albania”.