• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shqipëria do të luajë me zjarr në sy dhe thikë nën dhëmbë”, mediat polake “tremben” nga kombëtarja jonë

10/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshe nga mediat çeke të cilat na nënvlerësuan dukshëm në ndeshjen e parë, në Poloni e kanë marrë shumë seriozisht Shqipërinë. Kjo vjen për dy arsye të forta, e para sepse polakët kanë vuajtur në dy ndeshjet e fundit kundër nesh dhe e dyta për faktin se një tjetër humbje pas kësaj forme të dobët, do të ishte shkatërruese për ta.

Media polake, “Sport Interia”, ka bërë një përshkrim të Shqipërisë. “Një fitore e Shqipërisë sot do t’i afrojë shumë më Europianin e dytë në histori. Prandaj Shqipëria do të hyjë në fushë me zjarr në sy dhe thikë në dhëmbë. Mundja e një ekipi të tillë mund të jetë vërtet një sfidë e madhe. Tifozët polakë mund të njohin fare mirë Berat Gjimshitin, Myrto Uzunin, Elseid Hysajn, Thomas Strakoshan, por edhe Cikalleshi është në formë të mirë, 3 gola dhe 1 asist në katër ndeshje në elitën e Turqisë.

Ndoshta nuk janë lojtarë që janë pjesë e ekipeve të nivelit më të lartë, por të gjithë këta futbollistë luajnë në kampionatet më të forta europiane. Pa harruar një trajner që ka luajtur në nivelin më të lartë të mundshëm”, shkruan Interia./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Tebas injoron klubet arabe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.