Saturday, 11. April 2026
Sport

Shqipëria e la jashtë Botërorit, Serbia është për turp! As tifozët e vet nuk e ndjekin në stadium

GS 16/11/2025 1 Min. Lesezeit

Serbia i tha lamtumirë shpresave për Botërorin kur u mposht në “Wembley” 2-0 nga Anglia dhe kur Shqipëria fitoi me shifrat 1-0 falë golit të Kristjan Asllanit në Andorrë.

Sot luajnë ndeshjen e fundit të kualifikueseve dhe thjesht për statistikë.

Tifozët serbë duke qenë se kanë humbur besimin te kombëtarja e tyre kanë preferuar të mos ta ndjekin në stadium.

Stadiumi i Leskovacit duket pothuajse i boshatisur për sfidën me Letoninë, e cila po udhëheq me një gol që nga minuta e 12-të.

Teilen: