• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shqipëria e mund Serbinë 1-0”/ Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen

04/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja kundër Serbisë më 7 qershor është gjithmonë e më pranë dhe emocionet rreth kësaj përballjeje janë të ndryshme dhe kanë krijuar një konfuzion dhe mbi të gjitha një lloj presioni për të cilin trajneri Sylvinho dhe i gjithë stafi po përpiqen maksimalisht që ta mbajnë skuadrën sa më larg dhe sa më të izoluar.

Veç historisë mes dy vendeve, precedenti I ndeshjes në Beograd në vitin 2014-të është prezent në memorien e kujtdo dhe pak ditë përpara ndeshjes po bëhet gjithmonë e më I përfolur, ndërkohë që kryefjala e atyre që ishin atje mbetet një, “të mos bëjmë si ata”. Nisur nga kjo, një nga protagonistët e atij takimi, Orges Shehi, sot trajner, atëherë lojtarë, thekson edhe një herë faktin që lojtarët duhet të mendojnë vetëm për 3 pikët.

“Lojtarët duhet të jenë të qetë dhe duhet të zhvishen nga kjo ngarkesë sepse i penalizon shumë, është një ndeshje që duhet interpretuar jo me doza emocionale dhe nacionale, por thjesht me emocionet e futbollit sepse ne duam që të marrim rezultatin, që të na bëjnë krenar të gjithëve dhe për të kënaqur gjithë kombin. Në fund të fundit është një ndeshje futbolli dhe unë mendoj që futbolli shërben për të ndërtuar ura, për të ulur tensione dhe për të sjellë një tjetër frymë që më tepër është miqësore.

Megjithatë mbetet shumë e vështirë të ndash situatën të shkuarën historinë nga përqendrimi vetëm tek futbolli”, shprehet Orges Shehi, ish-lojtar i Kombëtares.

“Patjetër që situate është emocionuese, si për mua që kam qenë prezent atje edhe për të tjerët dhe për të gjithë kombin. Por do t’i këshilloja që të fokusohen vetëm tek futbolli dhe jam i sigurt që edhe stafi këtë gjë i kërkon. Që atë energji që kanë mos ta shprehin me doza të mëdha negativiteti sepse i penalizon në dhënien e maksimumit të tyre dhe dihet që skuadra jonë ka cilësi por nëse lojtarët nuk japin të gjithë më të mirën e tyre bie rendimenti i të gjithë skuadrës”, shton ai.

Po sportivisht si vjen Shqipëria përballë Serbisë?

“Ne kemi një skuadër shumë të mirë që mund t’i përgjigjemi çdo kundërshtari, këtë e kemi treguar në vazhdimësi. Kjo është ndeshja jonë e tretë luajtëm ndaj Anglisë dhe fituam me  Andorrën, por me objektivin që ne kemi duhet që patjetër ndeshjet në shtëpi ti fitojmë duke patur parasysh atmosferën që krijohet në stadium me mbështetjen e tifozëve. Me cilësitë që ne kemi nuk I trembemi asnjë lloj kundërshtari edhe pse Serbia ka ekip me cilësi”, pwrgjigjet ai.

Një parashikim?

“Fitojmë ne 1-0”, thekson Shehi.

Me një stadium krejtësisht të ezauruar prej kohësh tashmë, për të gjithë tifozët dhe mbështetësit e kombëtares do të vijnë në ndihmë si gjithmonë Digitalb me transmetimin drejtpërdrejtë në Arena Kombëtare më 7 qershor të kësaj ndeshjeje të shumëpritur.

Next Post

Kosova drejt sfidës me Armeninë me atmosferë pozitive, Bekaj e Krasniqi flasin me optimizëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.