Sunday, 26. April 2026
Sport

Shqipëria ëndërron Botërorin, Manaj bën heroin në Leskovac

GS 12/10/2025 4 Min. Lesezeit

Shqipëria ka arritur të rrëmbejë një fitore të madhe në Leskovac, 1-0 përballë Serbisë me golin e shënuar nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë.

Kuqezinjtë, mjaft të kujdesshëm në lojën e tyre, pavarësisht presionit të kundërsharit, kanë mundur të marrin maksimumin në një sfidë të konsideruar si më e vështira.

Atëherë kur mendohej se skuadrat do të shkonin në pushimin e ndeshjes me rrjeta të paprekura, pas zhvillimit të një goditje dënimi, ishte Manaj që përmbysi të gjitha parashikimet duke tundur rrjetën e porës së mbrojtur nga Petrovic.

1-0, një rezultat që mbeti në fuqi deri në fund, pavarësisht mundësive të kundërshtarit apo dhe rastit të pastër të Bajramit që i vetëm përballë portierit në fundin e takimit nuk solli gol tjetër.

Festa është e gjitha kuqezi, 11 pikë dhe vendi i dytë në klasifikim, 4 më shumë se Serbia e vendin të tretë. Ëndrra për të udhëtuar drejt Botërorit 2026 është më e besueshme se kurrë.

SERBI-SHQIPËRI 0-1

Shënues: Manaj 45’+2

Mbyllet sfida, nis festa kuqezi

90’+ 3 – Çfarë ka humbur Bajrami, i vetëm përballë portierit të Serbisë gabon

90’+1 – Presion i Serbisë, por Strakosha tregohet në lartësinë e duhur me pritjet e tij.

78’ – Largohen Manaj dhe Laçi, në fushën e lojës Daku e Bajrami

73’ – Asllani tenton me një gjuajtje në afërsi të zonës, por që nuk ka forcën dhe saktësinë e duhur.

69’ – Një goditje këndi për kuqezinjtë solli kundërsulm të serbëve, por në momentin e fundit mbrojtja ka evituar rrezikun.

62’ – Vlahovic ka humbur një mundësi të artë, shpëton porta kuqezi.

47’ – Çfarë mundësie për kuqezinjtë, Broja bën gjithçka bukur në krahun e djathtë të sulmit, por gabon në momentin e fundi.

Nis pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë në Dubočica(Leskovac) mes Serbisë dhe Shqipërisë, kuqezinjë në avantazh 1-0 me golin e shënuar nga Manaj.

45’+2 – Gooooool shënon Rey Manajm Shqipëria në avantazh 1-0 përballë Serbisë.

41’ – Një sulm i gjatë i kuqezinjve me protagonist Brojën, i ka dhënë mundësinë Asllanit të paraqitet në pozicion të favorshëm për të goditur, por topi ka përfunduar shumë larg portës.

38’ – Samardzic shfaqet rrezikshëm në zonën kuqezi, por goditja e tij është mjaft e lehtë për Strakoshën.

36’ – Moment i rrezikshëm në zonën kuqezi, lojtarët e Serbisë pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari i sfidës bën shenjë që loja ë vazhdojë.

30’ – Moment i rrezikshmën për Serbinë, Vlahovic-Mitrovic gabojnë në momentin e fundit, shpëton për mrekulli porta kuqezi.

28 ‘ – Godija e parë nga këndi për kuqezinjtë, rrezik në zonën serbe, por në fund gjithçka u mbyll me një ndërhyrje të gabuar të Asllanit.

26’ – Vlahovic ka tentuar portën kuqezi me një gjuajtje të fortë, Strakosha ka pritur në dy kohë.

22’ – Një goditje dënimi për kuqezinjtë, e ekzekutuar nga Asllani, serbët rrezikuan autogolin, por portieri Petrovic u tregua i kujdesshëm.

18’ – Probleme për Julian Shehun, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore, por më pas është rikthyer për të vazhduar lojën.

12’ – Tentativa e parë kuqezi, Hysaj ka dhënë një top për Manajn, i cili ka tentuar me kokë brenda zonës, por pa arritur të gjejë kuadratin.

6’ – Një goditje dënimi e Serbisë, Broja nuk e largon si duhet topin duke sjellë një situatë të rrezikshme në zonën kuqezi, por gjithçka është rikuperuar më pas duke larguar topin.

Kuqezinjtë shkelmojnë të parët topin…

Ka nisur sfida në stadiumin Dubočica(Leskovac) mes Serbisë dhe Shqipërisë(Grupi K) e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Teilen: