• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria gati për Europianin

28/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Europiani i Moldavisë është testi i radhës për Shqipërinë e Minifutbollit. Rritja e kuqezinjve ka qenë evidente në vitet e fundit, me rezultate pozitive dhe me paraqitje dinjitoze në skenën më të rëndësishme të Kontinentit.

Për kompeticionin që do të startojë më 8 maj, trajneri i Shqipërisë së minifutbollit, Irtan Sejko, foli në një prononcim për Supersport.

Tekniku i kuqezinjve komentoi ecurinë e viteve të fundit dhe rritjen që ka qenë e dukshme.

”Rritja ka qenë konstante dhe graduale. Kjo vjen si pasojë e eksperiencës. Pritshmëritë tona nisin nga baza. Objektivi fillestar është kalimi i grupit më pas i rrisim pritshmëritë shkallë-shkallë. Organika përbëhet 50% nga lojtarë që kanë qenë në edicionin e kaluar dhe besoj se kanë arritur eksperiencën e duhur në aspektin profesional, emocional dhe të dëshirës për të bërë sa më mirë”.

Përveç kontigjentit me lojtarë që kanë përfaqësuar edhe më herët Shqipërinë, ky edicion në Moldavi do të sjellë edhe risi të reja në skuadër. Sejko shpjegoi që këto afrime pritet të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për ekipin.

”Lojtarët e rinj na vijnë nga kampionatet që zhvillohen nga FSHF. Janë prurje shumë të mira. Aktualisht, janë amator, por kanë luajtur për vite me radhë në futbollin profesionist, kështu që pritet të rrisin cilësinë e grupit dhe pse jo dhe cilësinë e përfaqësimit dhe nivelit të lojës”.

Entuziazmi është i pashmangshëm në opinionin e gjerë sportiv pas performancave solide në Europian dhe në Botëror, por trajneri Sejko provoi të ulë euforinë e lartë që është ndërtuar.

”Nuk dua të jem shumë entuziast dhe nuk dua të shkoj shumë larg, për të mos ngritur një frymë që nuk e arrijmë dot. Por, jam optimist që do të paraqitemi më mirë se në edicionet e kaluara”.

Në Europianin e vitit të kaluar, Shqipëria u rendit mes katër skuadrave më të mira. Ecuria e shkëlqyer i mundësoi kuqezinjve edhe biletën për në Botëror, ndërsa do të shpresojnë që edhe në Kampionatin Europian që do të startojë për pak ditë në Moldavi të përsërisin një tjetër sukses.

Next Post

LIVE INTER-TORINO/ Shpërblehen zikaltrit, Çalhanoglu shënon dy gola të shpejtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.