Saturday, 16. May 2026
Sport

Shqipëria “gjunjëzon” Bullgarinë e trajnerit serb, s’mungojnë eurogolat në “Air Albania”

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë.

  

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë që drejtohet nga trajneri serb, Mladen Krstajiq, shkruan lajmi.net.

Qazim Laçi hapi serinë e golave në minutën e 41-të në të mirë të Shqipërisë nga afërsia.

Golin e dytë për Shqipërinë e realizoi Ernest Muçi i cili realizoi nga distanca, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Në stadium ishin të pranishëm mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.

Ky takim për Shqipërinë erdhi pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant./Lajmi.net/

  


Teilen: