Thursday, 30. April 2026
Sport

Shqipëria konfirmon miqësoren e dytë, e pret Izraelin në Tiranë

GS 30/04/2026 2 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar një tjetër miqësore për muajin qershor. Pas asaj me Luksemburgun është konfirmuar edhe sfida me Izraelin, pikërisht më 3 qershor ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Izraeli është edhe ekipi më i diskutuar në Evropë, pasi nuk kanë munguar kërkesat për përjashtim të kombëtares dhe klubeve izraelite si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit. Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Evropiane.

Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.

 

Teilen: