Serbia shmangu Shqipërinë në Euro 2024, teksa në fazën e grupeve do të përballet me Danimarkën, Anglinë dhe Slloveninë.
Media serbe Kurir shkruan: Serbia zbulon rivalët, Kroacia kundër Shqipërisë dhe dy gjigandëve.
Kujtojmë që goglat vendosën ekipin e Silvinjos ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Vlen të theksojmë se ekzistonte mundësia që të kishim një përplasje direkte me serbët për shkak se gjendeshim në vazo të ndryshme. Gjithsesi, diçka e tillë nuk ndodhi.
PANORAMASPORT.AL