• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria mbyll përgatitjet anti-Angli në Tiranë

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka përfunduar edhe ditën e tretë dhe të fundit të seancave stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Në seancën e tretë, mungoi mbrojtësi Ardian Ismajli për shkak të lëndimit dhe sipas të gjitha gjasave do të mungoj ndaj Anglisë.

Në mungesë të Ismajlit, ka një balotazh mes Arlind Ajetit dhe Marash Kumbullës për një vend titullari, ndonëse ky i fundit nuk është 100 për qind i gatshëm për lojë.

Stërvitja e fundit në Tiranë ishte e ngarkuar kurse selektori Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion, në të tria repartet: mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Të mërkurën pasdite, Shqipëria ka marrë rrugën drejt Londrës pasi stafi teknik ka kërkuar që ky udhëtim të bëhet dy ditë para ndeshjes, në mënyrë që lojtarët të kenë mundësi për të pushuar.

Të enjten, Shqipëria e mbanë seancën zyrtare në stadiumin “Wembley” kurse edhe selektori Sylvinho do të paraqitet në konferencën për shtyp, përpara se ta nis misionin për Botërorin 2026.

Përballja Angli – Shqipëri, luhet të premten prej orës 20:45 kurse tri ditë më vonë, do të luhet edhe ndeshja Shqipëri – Andorrë në Tiranë, në kuadër të Grupit K kualifikues të cilin e përbëjnë edhe Letonia e Serbia.

 

 

Next Post

FOTO/ Nuk ka vend për kuqezinj, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të Angli-Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.