Monday, 28. September 2026
Sport

Shqipëria mbyll përgatitjet për San Marinon

GS 28/09/2026 2 Min. Lesezeit

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve që e luajnë ndaj San Marinos.

Përballja ndërmjet San Marinos dhe Shqipërisë, zhvillohet të martën mbrëma në “San Marino Stadium” dhe i takon xhiros së dytë të ligës C të Ligës së Kombeve.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e selektorit Rolando Maran.

Italiani Maran u fokusua në përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes, në të cilën pritet të bëjë ndryshime në formacion.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion është Klisman Cake, i cili vijon rikuperimin. Gjendja e tij po përmirësohet dhe, sipas parashikimeve, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Pas stërvitjes në “Shtëpinë e futbollit, Shqipëria është nisur drejt San Marinos, ku në mbrëmje do ta ketë konferencën për shtyp para duelit me vendësit.

Shqipëria e ka nisur mirë sezonin e ri të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Bjellorusinë 2:0 në shtëpi derisa San Marino startoi me humbje të thellë në udhëtim te Finlanda, që e mposhti 7:0.

Pas ndeshjes me San Marinon, Shqipëria do ti ketë edhe dy përballje tjera gjatë këtij grumbullimi.

Teilen: