• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

13/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar fazën “play-off” për kualifikim në Botërorin 2026, një xhiro pa përfunduar cikli kualifikues.

Të mërkurën mbrëma, Shqipëria triumfoi në udhëtim tek Andorra 1:0, ndërsa në të njëjtën kohë, Angli mposhti Serbinë (2:0).

Me këto rezultate të xhiros së parafundit, Shqipëria ka siguruar pozitën e dytë në tabelë me 14 pikë, katër më shumë se Serbia që mbetet e treta.

Anglia, veçse konfirmon kualifikimin direkt në Botërorin 2026 pasi ka tubuar 21 pikë.

Golin e fitores së rëndësishme për Shqipërinë, e shënoi mesfushori Kristjan Asllani.

Asllani shënoi në minutën e 67-të pas asistimit të Mytro Uzunit, i cili pak minuta më herët ishte inkuadruar në lojë në vend të Armando Brojës.

Për Shqipërinë, pozita e dytë dhe pjesëmarrja në fazën “play-off” për kualifikim në Botërorin 2026, është një sukses i madh historik, pasi duhet vetëm ta eliminojë një kundërshtarë për të qenë pjesë e këtij turneu që mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.

Ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator, Shqipëria e luan të dielën në Tiranë kundër Anglisë, përballje kjo që më shumë mund të shihet si “miqësore” duke pasur parasysh se dyja kombëtaret I kanë vendet e sigurta në Grupin K kualifikues.

Sa i përkët Anglisë, e mposhti Serbinë me golat e realizuar nga Bukayo Saka në minutën e 28-të dhe Eberechi Eze (90′).

Next Post

Shqipëria e bën historinë, e mposht Andorrën dhe e siguron “play-off”-in e Botërorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.