Edhe pak ditë na ndajnë nga starti i Euro 2024, me skuadrat që kanë ndezur “motorët”, për të qenë gati për fillimin e aventurës, ndërsa mediat ndërkombëtare, kanë nisur të bëjnë parashikimet e para, jo vetëm se cila mund të jetë skuadra fituese në finalen e Berlinit më 14 korrik, por gjithashtu edhe se cilat mund të jenë kombëtaret që mund të befasojnë në këtë evropian.
Media italiane, “Calciomercato”, e cila ka bërë parashikimin e saj, ku ka renditur dy kombëtaret, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, si skuadrat që mund të shkaktojnë surprizën e madhe.
“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24″. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve”, shkruan ndër të tjera media italiane.
Sipas, “Calciomercato”, Shqipëria ka një ekip solid dhe intrigues, që fitoi grupin përpara Polonisë dhe Çekisë. Ndryshe nga pjesëmarrja në Euro 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16.
“Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por ‘shqiponjat’ e dinë se mund të befasojnë”, mbyll shkrimin “Calciomercato”.
PANORAMASPORT.AL