Friday, 27. March 2026
Sport

Shqipëria mundet në Poloni, “ligji i pashkruar” i futbollit dënon kuqezinjtë në Varshavë

GS 26/03/2026 2 Min. Lesezeit

Shqipëria largohet nga Varshava me një humbje të hidhur përballë Polonisë. Të besuarit e Sylvinho-s kanë bërë gjithçka mirë për një pjesë të madhe të lojës, por episodet dhe gabimet individuale e kanë ndëshkuar në një ndeshje ku meritonte shumë më shumë.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës, i cili në të 42’ ndëshkoi Poloninë pas një gabimi kolektiv të bërë nga prapavija e ekipit vendas.

Në pjesën e dytë Shqipëria kishte një rast të artë për të dyfishuar shifrat me Bajramin, i cili gaboi një penallti në lëvizje. Aq mjaftoi për t’i dhënë kurajë vendasve, të cilët gjetën golin e barazimit me Leëandoëskit, i cili ndëshkoi Strakoshën me kokë pas daljes së gabuar të portierit.

Pas këtij goli të pësuar kuqezinjtë nuk humbën ritmin e ndeshjes pasi humbën një tjetër gol të pastër me Pilo-n, i cili goditi dobët i shërbyer mjaft mirë nga Broja.

Pas një tjetër shansi të artë shënimi të Shqipërisë erdhi edhe goli i dytë i Polonisë me anë të Zielinskit, i cili mposhti Strakoshën nga distanca. Në minutat e mbetura kuqezinjtë nuk mundën që të rrezikonin portën polake ndërsa Taylor i dha fund ndeshjes pas 7 minutash shtesë. Në finalen e madhe të këtij rrugëtimi Polonia udhëton drejt Stokholmit për të luajtur për një vend në finalet e Botërorit 2026.

Teilen: