• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”

06/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka arritur suksesin e radhës, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e raundit të 1/16-ave ndaj Belgjikës me rezultatin 3-0 dhe siguruan kualifikimin mes tetë ekipeve Kombëtare më të mira të botës.

Shqipëria dominoi takimin dhe u hodh në kërkim të golit që në startin e ndeshjes. Golin e parë kuqezinjtë e shënuan që në minutën e 5-të me Erald Lecin. Pas tre minutave, për ekipin Kombëtar dyfishoi rezultatin Endrit Kaca. Kapiteni kuqezi bëri gjithçka mirë, kaloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko gjeti golin edhe në fundin e pjesës së dytë, duke vulosur triumfin spektakolar. Për Shqipërinë shënoi Joanc Duqi dhe sfida u mbyll 3-0.

Në çerekfinale, Shqipëria do të përballet me skuadrën e Omanit.

Next Post

Botërori i Klubeve, FIFA mbledh mbi 2 miliardë dollarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.