Sunday, 12. April 2026
Sport

Shqipëria në mision historik sonte ndaj Andorrës – Silvinho zgjedh formacionin që synon “Play Off”-in e Botërorit 2026

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj moderne, përballë Andorrës, në takimin e parafundit të kualifikueseve për Botërorin 2026.

Sfida do të luhet në orën 20:45, dhe pritet me emocion të madh nga tifozët kuqezi, të cilët shpresojnë që djemtë e Silvinhos të hedhin një tjetër hap drejt ëndrrës për pjesëmarrje në fazën “Play Off”.


Banner

Vëmendja nuk është vetëm në Andorrë — paralelisht zhvillohet edhe ndeshja Angli – Serbi, ku një fitore e anglezëve do të ishte ndihmë e madhe për kuqezinjtë në garën për vendin e dytë në Grupin K.

Trajneri Silvinho ka zyrtarizuar formacionin që do të zbresë në fushë, duke i besuar një treshjeje sulmuese plot energji dhe kreativitet: Hoxha, Manaj dhe Broja do të udhëheqin repartin ofensiv në kërkim të fitores që mund të shkruajë historinë.

FORMACIONET ZYRTARE

ANDORRA: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.

Trajner: Koldo Alvarez

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.

Teilen: