Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Finlandën në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë aktualisht kryesojnë grupin me nëntë pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë grumbulluar nga shtatë pikë.
Fitorja në këtë përballje do t’i ndihmonte Shqipërisë të ruante pozitën e parë dhe të vazhdonte rrugëtimin drejt rikthimit në Ligën B.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.
Përballja pritet të jetë me rëndësi të veçantë për kuqezinjtë, të cilët synojnë ta mbyllin këtë fazë në krye të grupit. /Lajmi.net/
Teilen: