• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria nesër niset drejt Moldavisë për ‘finalen’ e parë të nëntorit.l

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria zhvillon seancën e fundit në stadiumin ‘Air Albania’, nesër niset drejt Moldavisë për ‘finalen’ e parë të nëntorit.

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 kundër Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë.

Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Silvinjo u stërvitën në stadiumin ‘Air Albania’.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë ndaj Moldavisë.

Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Moldavisë, me përballjen që do të luhet më 17 nëntor. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

Next Post

Kualifikueset Euro 2024, formacionet zyrtare Izrael-Zvicër/ “Helvetët” kërkojnë vendin e parë në grup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.