Shqipëria do të ndeshet sot në Valencia në një duel ku përballë do të ketë një rivale, e cila ashtu si kuqezinjtë vetëm pak ditë më parë u zgjua nga ëndrra për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit 2026.
Të besuarit e Sylvinho-s ose më saktë ajo çfarë mbetet prej tyre, pasi shumë janë kthyer në skuadrat respektive, do të sfidojnë Ukrainën në një ndeshje ku motivimi i vetëm është përmirësimi i bilancit direkt me formacionin verdheblu. Në tetë ndeshje që ka zhvilluar Shqipëria me Ukrainën, kuqezinjtë kanë mundur të fitojnë vetëm një ndërsa janë mposhtur plot 6 herë.
Një tjetër temë delikate e këtij takimi është edhe fati i trajnerit brazilian. Post ndeshja e sotme mund të jetë një tjetër mundësi e artë për gazetarët, të cilët ashtu si i gjithë opinioni publik shqiptar kërkon të dijë më shumë rreth së ardhmes së trajnerit.