Sunday, 26. April 2026
Sport

Shqipëria nis duelin e rëndësishëm kundër Serbisë

GS 11/10/2025 1 Min. Lesezeit

Në stadiumin “Duboçica” sonte në Leskovc ka nisur dueli i rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026.

Kuqezinjtë e udhëhequr nga braziliani Sylvinho përballen me Serbinë kundërshtarin e radhës së grupit K, në të cilin prin Anglia me 15 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara, raporton KosovaPress.

Tri pikë janë të rëndësishme për pozitën e dytë në grup, në mënyrë që kuqezinjtë të sigurojnë play-offin për Botërorin 2026, por edhe një pikë do të mjaftonte, duke mbajtur gjallë gjasat për sfidat e radhës.

Teilen: