• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria njeh tre fitore me të në drejtim, UEFA cakton një gjyqtar të njohur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

12/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të hëne që Shqipëria luan në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë në Tbilsi. Fitorja në këtë sfidë mund të jetë përcaktuese për rrugëtimin e dy skuadrave, ndaj për këtë arsye, organizata që drejton futbollin në kontinent, ka caktuar një gjyqtar të njohur.

 Holandezi Dani Makeli, i cili drejton prej shumë vitesh në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare, do të jetë ai i cili do të ndajë drejtësi në sfidën e Tbilisit. Asistentë të tij do të jenë holandezët Hesel Stegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i katërt është Allard Lindhout. Në VAR është caktuar Rob Dieperink, ndërsa në AVAR Ervin Blank.

Makeli është një emër i cili i sjell fat Shqipërisë, pasi në tre takime ku ai ka qenë i pranishëm më parë, ka regjistruar vetëm fitore. Makeli ka qenë gjyqtar i katërt në takimin që Shqipëria fitoi me shifrat 1-0 në Norvegji në mars 2013 falë golit spektakolar të Salihit. Ai drejtoi për herë të parë vetë Shqipërinë në shtator 2021, në ndeshjen ndaj Hungarisë, ku goli i Armando Brojës i dha suksesin kuqezinjve. Ndërkohë, takimi i tij i tretë dhe i fundit me Shqipërinë ishte në fitoren 3-0 ndaj Çekisë në tetorin e vitit të kaluar, që i hapi rrugë kualifikimit për në Euro 2024.

Next Post

FOTO/ Humbja ndaj Çekisë është me pasoja, ja si i shohin ekspertët e statistikave shanset e Shqipërisë në Ligën e Kombeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.