Thursday, 26. March 2026
Sport

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të “play-off” për kualifikim në Botëror.

Kombëtarja “Kuq e Zi” u mposhtën me rezultat 2:1 nga Polonia, transmeton lajmi.net.

Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi. Arbër Hoxha shënoi në minutën e 42-të për të kaluar kombëtaren shqiptare në epërsi.

Në pjesën e dytë, Polonia bëri rikthimin.

Robert Lewandowski në minutën e 63-të dhe Zielnski në të 73-tën arritën t’ia siguronin finalen e “play-off” për kualifikim në Botëror.

Polonia në finale do të luaj kundër Suedisë për një vend në Kupë të Botës./lajmi.net/

Teilen: