• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria nuk ka bilanc të mirë me Ukrainën, sonte kërkohet fitorja e parë ndaj këtij kundërshtari

07/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ukrainë-Shqipëri do të jetë edhe sfida e parë e grupit 1, të Ligës për Nations League, e cila do të luhet në Pragë, sonte në mbrëmje.

Liga e Kombeve tashmë është një kompeticion, që mund të shërbejë si dritare për të shkuar pse jo edhe në Kupën e Botës 2026, në rast se diçka e tillë nuk ndodh nëpërmjet fushatës kualifikuese që nis vitin e ardhshëm.

Por sa shanse ka që kombëtarja kuq e zi ta nis me një sukses Nations League ndaj Ukrainës? Patjetër që shanset janë të shumta, sidomos nëse kujton performancën e kuqezinjve tanë gjatë Euro 2024, por edhe në kualifikueset e Evropianit, por nëse u rikthehemi precedentëve të mëparshëm ndaj Ukrainës, për ekipin tonë përfaqësues fitorja ka qenë një “tabu”.

6 janë ndeshjet e zhvilluara mes dy skuadrave. 4 sfida të vlefshme për kualifikueset e kupave të botës dhe dy takime miqësore. Shqipëria do të luaj në Pragë këtë të shtunë për të gjetur fitoren e parë ndaj ukrainasve, teksa regjistron plotë 5 humbje dhe vetëm një barazim 2-2, në vitin 2005, në fushatën kualifikuese për Botërorin e Gjermanisë 2006.

Sfida e fundit e zhvilluar mes dy kombëtareve, ka qenë miqësorja e 2018, ku Ukraina fitoi thellë ndaj kuqezinjve tanë me rezultatin 4-1.

13 gola kanë shënuar ukrainasit në portën tonë, ndërkohë kuqezinjtë ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm 4 herë. Kjo tregon se për “djemtë” e Sylvinhos Ukraina është “macja e zezë”, ndaj le të shpresojmë se historia do të ndryshojë, duke nisur nga dueli i Pragës.

Next Post

Kurti pas humbjes së kombëtares: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.