Kombëtarja do të zbres në fushë sonte kundër Ukrainës, ndeshje në kuadrin e miqësores, pasi të dyja dolën të eliminuar në sfidat respektive për fazën “Play-Off”, gjysmëfinalet.
Kjo përballje do të mbahte në stadiumin “Estadi Ciutat de Valencia”, Spanjë.
Për Myrto Uzunin me shokë, do të jetë duel për të harruar humbjen e “hidhur” në Varshavë, e cila na la jashtë Botërorit.
Përsa i takon precedentëve mes kombëtareve në fjalë, janë zhvilluar 8 ndeshje në totalë, e përkthyer me 6 fitore për Ukrainën, 1 barazim dhe 1 fitore për kuqezinjtë tanë.
Teilen: