Saturday, 2. May 2026
Sport

Shqipëria programon miqësore me Jordaninë më 14 tetor

GS 10/09/2025 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin me Federatën Jordaneze të Futbollit për zhvillimin e një miqësoreje më 14 tetor.

RTSH Sport ka mësuar se takimi në fjalë, i cili do të luhet tre ditë pas transfrtës në Beograd, do të mbahet në Tiranë në “Arenën Kombëtare” dhe për momemntin është caktuar edhe ora (19:00) e startit të kësaj miqësoreje, e cila do të jetë e fundit për këtë vit kalendarik për Shqipërinë.

Teilen: