Kombëtarja e Shqipërisë ka shpallur listën me 26 futbollistët e grumbulluar për ndeshjen “play-off” ndaj Polonisw, në kuadër të kualifikimeve për Kupa e Botës 2026.
Në listën e publikuar nga Sylvinho janë përfshirë gjithsej 26 futbollistw,ndërkohë, pas një mungese trevjeçare rikthehet edhe Anis Mehmeti,si dhe janw ftuar pwr herw tw parw edhe Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.
Grupi përfshin edhe emrat kryesorë të ekipit si Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Armando Broja.
Kombëtarja do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës për sfidën vendimtare.
Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45 dhe në rast kualifikimi, Shqipëria do të luajë më 31 mars ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.