Monday, 16. November 2026
Sport

​Shqipëria shkëlqen në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik

GS 16/11/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë dhe sigurimit të vendit të parë në grup, që i mundëson Kombëtares shqiptare ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar këtë edicion si fantastik, duke shprehur kënaqësinë për paraqitjet e futbollistëve dhe punën e stafit teknik.

“Një edicion fantastik i Nations League! Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit”, ka shkruar Duka.

Ai ka pasur fjalë mirënjohjeje edhe për stafin teknik, duke vlerësuar ndikimin e tij në përmirësimin e Kombëtares shqiptare.

“Një falënderim dhe urim i veçantë edhe për stafin teknik, për përkushtimin dhe punën e bërë, që u reflektua në një Kombëtare më të fortë, më bindëse dhe me rezultate krejt

Teilen: