Me kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024 tashmë të garantuar, Shqipëria sot ballafaqohet me Ishujt Faroe në ”Air Albania” për t’i dhënë fund kësaj kampanje kualifikuese.
Kuqezinjt janë lider të grupit E me 14 pikë dhe do të synojnë tri pikë të reja për ta mbajtur këtë pozitë e cila rrezikohet nga Republika e Çekisë që është e dyta me 12 pikë.
Në këtë ndeshje, trajneri brazilian Silvinjo ka thënë se duhet luajtur me synimin për fitore në mënyrë që skuadra të jetë në pozicion më të mirë në hedhjen e shortit.
“Tani që jemi kthyer këtu mendojmë vetëm për ndeshjen me Ishujt Faroe sepse është një ndeshje e vështirë, me lojtarë të gjatë, që janë të aftë në luftën në ajër dhe mbrohen shumë mirë. Objektivi ynë i dytë është të arrijmë vendin e parë në grup pasi do të ishte bukur që ne në short të kishim një pozicion tjetër në shortin që do të hidhet në dhjetor. Duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe ta mbyllim sa më mirë këtë edicion”, ka thënë Silvinjo.
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.